Recesioni global frenon emigracionin

08/09/2009 11:05

Recesioni global ka dhene efektet e tij tek emigracioni nderkombetar, i cili sipas nje studimi te kryer nga BBC World Service ka pesuar nje renie drastike.

Keshtu, shume pak njerez po levizin jashte vendit per te kerkuar pune, nderkohe qe ata qe jetojne prej kohesh jashte shtetit kane ngelur pa pune.

Gjithashtu, renie kane pesuar edhe parate qe emigrantet u dergojne familjeve te tyre ne vendet e origjines.

Studimi, i cili eshte kryer ne bashkepunim me Institutin per Politiken e Emigracionit, tregon se numri i meksikaneve qe emigrojne ne Shtetet e Bashkuara ka rene me 40% qe prej 2006-es.

Renie e madhe eshte regjistruar edhe tek bullgaret dhe rumunet qe shkojne per te jetuar ne Spanje, te cilet kane rene me 60 per qind.

Top Channel