Peniani, ne pikepyetje dialogu me SHBA

08/09/2009 08:00

Shtetet e Bashkuara do t’i pergjigjen ne javet e ardhshme kerkeses se Korese se Veriut per nje dialog dypalesh te drejtperdrejte.

Deklarata eshte bere nga Stephen Bosworth, perfaqesues i Uashingtonit per ceshtjet koreano-veriore, i cili ndodhet ne Tokio ne kuader te nje misioni diplomatik ne Azi ku eshte ndalur edhe ne Kine dhe Korene e Jugut.

“Nuk kemi marre ende nje vendim se si t’i pergjigjemi fteses dhe per kete do te vendosim ne Uashingtin ne javet e ardhshme”, ka deklaruar Bosworth.

Gjithesesi, zyrtari amerikan ka saktesuar se bisedimet dypaleshe nuk do te zevendesojne ne asnje menyre bisedimet gjashte paleshe, qe perfshijne dy Korete, SHBA, Rusine, Japonine, Kinen, plus Gjermanine.

Top Channel