Pakistan, sulm me raketa, 4 viktima

08/09/2009 04:00

Dyshohet se nje sulm me raketa i ndermarre nga ushtria amerikane ka shkaktuar te pakten 4 persona te vdekur ne Pakistan.

Sulmi ndodhi ne veri te krahines se Veziristanit dhe sipas sherbimeve sekrete pakistaneze shkaktoi edhe plagosjen e pese personave te tjere.

Krahina eshte objekt sulmesh i rakteve amerikane te cilat leshohen nga Afganistani ne drejtim te talebaneve qe mendohet se aty kane perqendruar bazat e tyre me te fuqishme. Gjithashtu ne kete zone ne luften kunder talebanve jane ndermarre edhe disa aksione te fuqishme ushtarake nga ana e ushtrise pakistaneze.

Top Channel