Lady GaGa: Kam perdorur kokaine

08/09/2009 16:55

Lady GaGa e ka kthyer ne nje ves rrefimin e historive shokuese te se shkuares se saj.

Ndoshta kjo eshte nje menyre per ta mbajtur median te lidhur me te, ne menyre qe te fitoje sa me shume pike, por e verteta eshte se ajo ka perdorur droge gjate viteve te shkuara. Kete e ben te ditur faqja e internetit Femalefirst qe thekson se Lady GaGa ka qene nje perdoruese e rregullt e kokaines.

Nderkohe, pesa i perket jetes profesionale, gjerat po ecin sin e vaj. Kenga “Poker Face” eshte me e shkarkuara e te gjitha koherave ne Britanine e Madhe. Sipas “Uk Chart Company”, kengetarja renditet edhe ne vendin e trete me “Just Dance”. “Jam shume e nderuar qe kenget e mija ndodhen ne keto pozicione”, shprehet kegetarja 23 vjecare amerikane.

Ne vijim, ajo rrefen edhe disa momente te erreta te jetes se saj. “Gjate momentit qe merrja kokaine, ne sfond mbaja perhere muziken e The Cure, grup te cilin e adhuroj. Droga me dukej dicka jo e gabuar por fillova te mendoja te kunderten kur miqte ma vune ne dukje”, shprehet kengetarja e muzikes pop. 

 

Top Channel