Kolumbi, video me pengjet e rebeleve te FARK

08/09/2009 11:15

Nje televizion kolumbian ka transmetuar nje video me pamje qe tregojne 10 ushtare dhe nje police qe mbahen peng nga rebelet e FARK prej 11 vjetesh.

Ne video, i cili ishte prodhuar nga guerrilasit e krahut te majte, pengjet shfaqen te lidhur me nje zinxhir rreth qafes.

Videoja ne fjale eshte e dyta e ketij lloji qe transmetohet nga rebelet brenda nje jave.

Ata jane perpjekur qe te negociojne nje shkembim me rebelet e FARK qe jane te burgosur, gje qe eshte refuzuar nga presidenti Alvaro Uribe.

Pengjet qe shfaqen ne video duken te lodhur dhe te drobitur. Ata jane mbajtur vazhdimisht ne levizje neper xhunglat e Kolumbise, te lidhur me zinxhire ne peme per te mos u arratisur gjate nates.

Top Channel