Forcat e sigurise ne Iran kane bastisur zyrat e punes se ish kandidatit per president Mir Hosein Musavi duke konfiskuar te gjitha dokumentat qe lidheshin me te burgosurit e pas protestave kunder procesit zgjedhor.
Incidenti ndodhi ne Teheran ku Musavi kishte ngritur nje grup te tijin hetimor per te shqyrtuar rast pas rasti te gjithe te burgosurit e protestave paszgjedhore ne Iran.
Nje faqe interneti reformiste deklaron se pas marrjes se dokumentave jane paraqitur perfaqesues te Musavit prane autoriteteve te sigurise dhe u kane kerkuar rikthimin e tyre por kane hasur ne nje pergjigje negative duke u thene se te gjitha dokumentat e konfiskuara nuk do t’u kthehen me.
Zyrat hetimore te liderit te moderuar opozitar jane kthyer ne nje pike mbeshtetjeje edhe per shume familjare te te burgosurve pasi ata e kane humbur besimin tek drejtesia e Republikes Islamike.
Top Channel