Indonezi, termet 6.3 balle

08/09/2009 04:40

Lekundje te fuqishme kane goditur serish ishujt Java ne Indonezi vetem pak dite pas termetit qe shkaktoi te pakten 65 viktima.

Sipas sizmiologeve lekundjet kane qene me te lehta se ato te dites se merkure ku humben jeten 65 vete dhe 32 rezultojne te zhdukur.

Ai ka patu nje magnitude prej 6.3 balle te shkalles Richter dhe me epiqender 265 kilometra ne jug te Xhakartes.

Termetet e fuqishme nuk jane ngjarje e pazakonte per Indonezine pasi sipas sizmiologeve ajo ndodhet ne te ashtuquajturin “Unaza e Zjarrte”, nje zone me veprimtari te larte sizmiologjike si pasoje e veprimtarise vullkanike ne ujerat e Oqeanit Paqesor.

Top Channel