Gazetarja e xhinseve, pas kamzhikut edhe burgim

08/09/2009 03:45

Pas vuajtjes se denimit me 40 goditje kamzhiku, per veshjen e xhinseve ne publik gazetarja sudaneze Lubna al Husein tashme ndodhet ne burg.

Gazetarja eshte ndaluar pas refuzimit per te paguar gjoben e vendosur nga gjykata per paraqitjen e saj jo “te hijshme per nje femer” ne publik.

“Ajo ndodhet ne burg tashme sepse refuzoi te paguaje gjoben per ceshtje parimore dhe ne kemi vendosur ta apelojme ceshtjen ne ditet e ardhshme, por nuk e dime me saktesi se sa kohe do t’i duhet Gjykates se Apelit per te marre nje vendim per kete ceshtje”, njoftoi perfaqesuesi i saj ligjor, Nabil Adib.

Gazetarja dhe punonjesja e OKB-se ne Sudan, Lubna al Husein u denua nga gjykata rreth tre jave me pare pas daljes ne publik me xhinse, veshje kjo e ndaluar sipas ligjeve te vendit musliman dhe per kete u denua me 40 godtije me kamzhik.

Top Channel