Bundestagu, ligj per Traktatin e Lisbones

08/09/2009 14:40

Dhoma e ulet e Parlamentit ne Gjermani do te votoje se shpejti nje ligj qe pritet t’i hape rrugen ratifikimit te Traktatit te Lisbones.

Ligji ne fjale eshte projektuar per te perforcuar influencen e Bundestagut ne ceshtjet e Bashkimit Evropian qe shqetesojne Gjermanine.

Ne qershor, Gjykata Kushtetuese e Gjermanise beri nje thirrje per disa ndryshime, si kusht per ratifikimin e traktatit te shumeperfolur.

Pothuajse te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian e kane ratifikuar ate, nderkohe qe nje referendum i dyte do te mbahet posacerisht muajin e ardhshem ne Irlande.

Traktati synon te beje me efikase institucionet e BE dhe te permiresoje vendimmarrjen ne bllok te 27 vendeve anetare.

Por kundershtaret e traktatit deklarojne se ai minon sovranitetin kombetar te vendeve dhe i jep shume pushtet Brukselit.

Top Channel