Venecia, Michael Moore prezanton dokumentarin

07/09/2009 10:55

Pasi ka arritur gati ne gjysmen e edicionit, jane dorezuar te paret Luane te Arte ne Festivalin e Filmit ne Venecia.

Jane vleresuar keshtu te gjithe pjestaret e gjigandit te animimit, Disney Piksar, trashegimtari i Walt Disney. Filmi i animuar, “Princesha dhe bretkoca”,qe bazohet ne moton, “emocionet perpra gjithckaje”, e mori cmimin prestigjoz nga Geroge Lukas. Ne tapetin e kuq ka shkelur edhe regjisori i famshem Michael Moore, i cili prezantoi dokumentarin e tij te fundit me titullin, “Kapitlaizmi, nje histori dashurie”.

“Mendoj se filmi eshte shume i rendesishem per evropianet dhe per pjesen tjeter te botes, pasi ketu ju po perjetoni rezultatet e nje krize ekonomike qe nisi fillimisht ne Wall Street”, shprehet Moore. Filmi-dokumetar qe eshte ne gare, hedh akuzen e ashper kunder liberalizmit te eger qe luhet mes instituteve te medha financiare, tregjeve fianciare dhe samiteve politike te epokes se Bushit.

 

Top Channel