Tajvan, jep doreheqjen kryeministri

07/09/2009 15:55

Kryeministri i Tajvanit, Liu Chao-shiuan ka dhene doreheqjen pas kritikave per masat e marra per te ndihmuar viktimat e tajfunit “Morakot”.

“Me shume se 700 persona kane humbur jeten pas kalimit te tajfunit. Dikush duhet te marre pergjegjesine politike”, eshte shprehur ai pas dhenies se doreheqjes.

Liu Chao-shiuan do te zevendesohet nga kreu i Partise Nacionaliste ne pushtet, Wu Den-yih.

“Te enjten edhe ministrat e tjere do te japin doreheqjen duke i hapur rrugen nje qeverie te re”, ka shpjeguar Liu.

Top Channel