Sudan, gazetarja me pantallona i shpeton kamzhikut

07/09/2009 16:05

Nuk do te kete goditje me kamzhik, por vetem nje gjobe per Lubna Ahmed al Hussein, gazetarja sudaneze qe u ndalua me 3 korrik nga policia e Khartumit pasi kishte veshur pantallona.

Sipas televizionit satelitor “Al Arabiya”, gjate seances se sotme gjyqesore, gazetarja e se perditshmes se majte “Al Sahafa” eshte ndeshkuar me nje gjobe prej 200 dollaresh.

Eshte pikerisht neni 152 i Kodit Penal sudanez qe parashikon denimin me 40 goditje kamzhiku, ose nje alternative tjeter qe eshte pagimi i gjobes.

Nga ana e saj gazetarja kishte terhequr vemendjen e mediave lokale, por dhe atyre nderkombetare, duke ftuar 500 reportere ne seancen e sotme gjyqesore.

Top Channel