Noemi: E therras “Papi” se eshte i embel

07/09/2009 10:00

“E therras Papi sepse eshte i embel”. Keshtu deklaron ne nje interviste ekskluzive per britaniken “Daily News”, Noemi Letizia, duke folur per raportin e saj me Silvio Berlusconi-n.

Noemi mohon te kete qene shkak per prishjen e marteses se presidentit te Keshillit te Ministrave dhe gruas se tij Veronica Lario, pas marrjes pjese te politikanit ne 18-vjetorin e vajzes.

Pa qartesuar se si lindi miqesia e saj me Berlusconi-n, Noemi thote se e njeh ‘Silvion” prej shume vitesh dhe se ka qene mikeshe ne shtepite e tij ne Rome dhe Sardenje.

“Kur im ate shkonte te takonte Silvion, zakonisht me merrte me vete. Nuk mbaj mend kur e kam takuar per here te pare. Ta takoja nuk ishte si te flisja me nje njeri te jashtazakonshem”, thote Noemi ne intervisten realizuar nga gazetarja Daphne Barak, e specializuar ne intervistat me yjet dhe lideret politike.

Ndersa duke folur per ate pseudonim te shumeperfolur “Papi” vajza shpjegon: Kur isha e vogel me pelqente t’i vija pseudonime personave qe i doja fort. Keshtu i dhashe kete emertese Silvios, sepse eshte i embel dhe perpiqem t’i tregoj nje ndjenje ngrohtesie atij.

Top Channel