Irak, vritet koloneli i policise se Mosulit

07/09/2009 15:35

Nje zyrtar i larte i policise dhe djali i tij kane vdekur sot ne afersi te qytetit te Mosulit, ne Irak, nga shperthimi i nje bombe.

Koloneli Silal Taha po udhetonte me makinen e tij drejt nje postoblloku, kur papritur nje bombe shpertheu duke i marre jeten atij dhe te birit.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, te cilat saktesojne se nga shperthimi nje numer i pacaktuar personash te tjere kane mbetur te plagosur.

Nderkohe, shtojne burimet, eshte ngjitur ne 9 numri i te vdekurve ne nje atentat te regjistruar mengjesin e sotem ne qytezen e Ramadit.

Top Channel