Dorashka e Jacko thyen parashikimet, 57 mije USD

07/09/2009 14:20

Arketimet qe ka sjelle dorashka e Michael Jackson ne nje ankand ne Melbourne, kane kaluar cdo parashikim.

Per te blere sendin e rralle jane paguar plot 57 mije dollare australiane, pak me shume se 34 mije euro. Dorashka e bardhe u leshua nga kengetari gjate nje momenti entuziazmi ne vitin 1996 ne Sydney. Njeriu me fat, Bill Hibble e mori dhe pas 13 vjetesh vendosi ta nxjerre ne ankand.

“Pati nje shtim te madh te interesit gjate javes se fundit dhe jemi shume te surprizuar nga kjo shume”, shprehet shtepia qe organizoi ankandin, Bonhams e Goodman. Kjo dorashke eshte vendosur nga ish mbreti i pop-it edhe gjate marteses me Debbie Rowe, por gjithesesi cmimi maksimal i parashikuar ishte sa gjysma e atij me te cilin u ble dorashka.

Nje tjeter dorashke e Michael e perdorur ne nje koncert ne vitin 1983 do dale ne ankand ne New York, duke filluar nga cmimi baze 40 mije euro.

Top Channel