Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Reagon Presidenti amerikan: Unë kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad eshte shprehur “gati” te takoje presidentin amerikan Barack Obama. Deklaraten e tij Ahmadinexhad e ka dhene ne nje konference per shtyp perpara mediave nderkombetare.
Ahmadinexhad theksoi se Irani eshte gati per nje dialog per ceshtjen berthamore me vendet 5+1 (SHBA, Rusi, Kine, France, Britani dhe Gjermani) ne nje kuader ‘te drejte dhe logjik’.
“Nuk do te negociojme kurre kunder te drejtave te Iranit”, theksoi Ahmadinexhad.
Programi berthamor iranian do te jete ne qender te diskutimeve te nje mbledhje te Agjencise Nderkombetare per Energjine Atomike qe do te mbahet gjate javes ne Vjene.
Irani do te prezantoje ditet e ardhshme edhe propozimet e tij per kete ceshtje.
Top Channel