Afganistan, NATO: Hetimi mbi bombardimin vazhdon

06/09/2009 21:50

NATO ka pergenjeshtruar lajmin e transmetuar nga e perditshmja amerikane “Washington Post”, se nga hetimi mbi bombardimin ajror ne provincen e Kunduzit jane shkelur rregullat ushtarake.

Ne nje komunikate per shtyp te shperndare nga kontigjenti i Aleances ne Kabul pergenjeshtrohet gjithashtu lajmi se te vdekurit nga bombardimi i dy cisternave jane 125 persona.

I njejti burim ben te ditur se hetimet mbi ngjarjen tragjike, ku humben jeten disa dhjetra civile po vazhdojne me intensitet.

Top Channel