Frike mashtrimesh mbi Miss Universe 2009

05/09/2009 16:50

Tronditet nga hije dyshimi ne lidhje me vertetesine e rezultateve te votimeve kurora e Miss Universe 2009.

Spektakli prestigjoz akuzohet per mashtrime te votave qe nxorren fituese venezuelianen Stefania Fernandez.

Hijet e dyshimit jane hedhur nga revista amerikane “People” ku thuhet se shume fansa te spektaklit mendojne se gjate fazes finale kompjuteri i cili regjistronte dhe numeronte votat e bera me ane te sms-ve telefonike dhe online me ane te internetit, eshte fikur dhe numerimi i votave eshte bere manualisht nga njerez te zgjedhur aty per aty, cka ka shtuar rrezikshmerine e nje mashtrimi te mundshem ne numerim.

Miss Universe i cili organizohet dhe mbeshtetet financiarisht nga miliarderi amerikan Donald Trump per vitin 2009 zgjodhi si fituese per here te dyte rradhazi nje venezueliane. Nderkohe qe ne kete edicion bukurie, nje nder me prestigjozet ne llojin e tij mori pjese edhe bukuroshja kosovare, Marigona Dragusha e cila u rendit e treta.

Top Channel