DiCaprio dhe sindroma e partneres se klonuar!

05/09/2009 09:15

Cfare kane te perbashket Anne Vyalitsyna, Bar Rafaeli dhe Gisele Bündchen, vec faktit se jane te gjata, bjonde dhe shume te bukura?

Punen e njejte, por dhe nje partner: Leonardo DiCaprio.

Ish e dashura Gisele (nga 2001 ne 2005), ish-i tjeter Bar (nga 2005 ne 2009) dhe e dashura aktuale Anne kane nje ngjashmeri te madhe mes njera-tjetres. Leo nuk ben gje tjeter vecse i zgjedh me fotokopje te dashurat e tij.

Nje zakon hollivudian? Shume maskilist gjithesesi.

Edhe aktori Bruce Willis eshte martuar me Emma Heming, jashtezakonisht e ngjashme me Demi Moore ne versionin “Ghost”.

Por edhe Lance Armstrong, fituesi i shtate Tour de France, pas Kristin, gruas me te cilen ka edhe tre femije, ka qene me Sheryl Crow, Ashley Olsen, stilisten Tory Burch dhe aktoren Kate Hudson. Jashtezakonisht te ngjashme, nese nuk merret parasysh mosha.

Ne site “Daily Beast”, lista eshte shume e gjate. Edhe Chris Brown,dhunues i ish-te dashures Rihanna, eshte pare verdalle me Teyana Taylor; edhe kjo kopje e Rihanna-s, te shpresojme me me fat ne lidhje me sherret dhe grushtat.

Te mos harrojme edhe presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili kur shpalli martesen me Carla Bruni-n, kronistet nuk reshten se krahasuari ish-modelen italiane me ish-gruan e Sarko, Cecilia.

Top Channel