Nishani: Tolerance zero krimit

04/09/2009 15:45

Pas dy ngjarjeve me te renda te muajve te fundit, vrasjes se deputetit socialist, Fatmir Xhindi dhe masakres se Durresit ku kater punonjes policie u ekzekutuan gjate nje operacioni policor, ministri i Brendshem Bujar Nishani dhe drejtori i pergjithshem i policise Ahmet Prenci u bejne apel policeve te kene tolerance zero ndaj krimit.

Gjate nje ceremonie te ndarjes se gradave inspektor per grupin e dyte te patrullave, drejtori i pergjithshem Ahmet Prenci u ndal tek fryma e re e policise shqiptare.

“Beni mire detyren tuaj dhe do te shihni qe do te jeni te suksesshem”, u shpreh Nishani.

Nderkohe ministri Nishani pohoi se per per vrasjen e deputetit Xhindi policia i ka percjelle materialet ne prokurori. Ndersa per masakren e shtate gushtit ne Durres, Nishani nenvizoi se po behen analiza policore.

“Misioni per arrestimin e te shumekerkuarit Dajti ishte shume i veshtire. Renia ne krye te detyres ka qene nje moment i dhimbshem, por Policia e Shtetit eshte dhe do te jete gjithnje ne lufte kunder krimit te dhe krimineleve”, u shpreh Nishani.

Top Channel