Jackson u percoll ne banesen e fundit

04/09/2009 09:25

Familjare, miq dhe shoke te Michael Jackson i kane bere homazhet e fundit kengetarit te njohur ndryshe si Mbreti i Popit, ne ceremonine mortore qe u zhvillua jashte Los Anxhelosit.

Aktoret Elizabeth Taylor dhe Macaulay Culkin, si dhe producenti muzikor Quincy Jones ishin mes 200 mysafireve te ftuar.

Ceremonia ishte planifikuar te fillonte ne 02:00 me oren lokale ne Forest Lawn Memorial Park, por ajo filloi me me shume se nje ore vonese.

Shkak u be ardhja me vonese e familjes se kengetarit, e cila mberriti me nje autokolone prej 31 makinash.

Vellezerit e Jackson, Randy, Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon ishin veshur te gjithe me nga nje dorashke te bardhe dhe kostum te zi, ashtu sic vishej i dashuri i tyre.

Ndersa femijet Prince Michael, 12 vjec, Paris, 11 dhe Prince Michael II u ulen perballe arkivolit te mbushur me lule, prane prinderve te kengetarit.

Ne ceremoni ishin gjithashtu te pranishem aktori Chris Tucker, producenti Berry Gordy dhe ish-gruaja e Jackson, Lisa Marie Presley.

Jackson nderroi jete rreth dy muaj me pare ne moshen 50 vjecare per shkak te nje recete ilacesh qe rezultoi vdekjeprurese.

Top Channel