Iran, parlamenti bllokon 2 femrat ministre

03/09/2009 10:50

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad merr nje tjeter goditje politike pas zgjedhjeve qe u shoqeruan me protesta masive.

Gjate votimit te emrave te qeverise se re te propozuar nga Ahmadinexhad, Parlamenti i Teheranit ka hedhur poshte 3 emra ministrash. Goditjen me te madhe e ka marre risia e kesaj qeverie pasi ishte planifikuar hyjra e tre femrave ne kabinetin e ri. Parlamenti hodhi poshte emrat e propozuar per energjitiken dhe dy prej tre femrave.

Ministrja e Shendetesise, gjinekologia Marzieh Vahid Dastjerdi ka marre pelqimin e legjislativit iranian. Por mes 21 emrave te kabinetit qeveritar ka edhe nga ata qe shihen me dyshime nga perendimi. Keshtu, ministri i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi kerkohet nga Interpoli per nje atentat te ndodhur ne Buenos Aires ne vitin 1994, megjithate ai eshte pranuar nga parlamenti.  

Top Channel