Indonezi, termeti shkakton 42 viktima

03/09/2009 08:35

Indonezia eshte goditur nga nje termet i fuqishem qe ka shkaktuar dhjetra viktima dhe deme te shumta materiale.

Sipas te dhenave me te fundit nga vendi aziatik, deri tani numerohen 42 te vdekur, ndersa mijera persona jane detyruar te braktisin shtepite pasi ato jane shkaterruar plotesisht.

Mediat vendase bejne te ditur se mbi 300 persona jane plagosur per shkak te lekundjeve qe arriten fuqine 7 grade te shkalles Rihter me epiqender ne Ishullin Java. 42 persona te tjere rezultojne te humbur, ndersa shtepite e demtuara jane rreth 1300.

Top Channel