Berthamoret, Solana: Asnje propozim nga Irani

03/09/2009 09:05

Presion i komunitetit nderkombetar ndaj Teheranit. Pergjegjesi per Politiken e Jashtme ne Bashkimin Europian, Havier Solana ka bere te ditur se nuk ka marre asnje propozim nga ana e Iranit ne kuader te takimit te ardhshem mbi programin berthamor te Republikes Islamike.

Nje dite me pare shefi negociator, Saeed Jalili njoftoi se Irani ka pergatirur nje pakete propozimesh dhe se ishte gati te riniste negociatat me fuqite boterore.

“Nuk kemi marre asnje dokument”, theksoi nga Kajro, Havier Solana.

Top Channel