Ban Ki Mun: Toka po shkaterrohet

03/09/2009 11:35

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun ka dhene serish alarmin per shkaterrimin qe po i ben Tokes dora e njeriut.

“Kemi shkelur gazin deri ne fund dhe po e drejtojme drejt humneres”, theksoi sekretari i pergjithshem i OKB-se duke iu referuar ndryshimeve te medha klimaterike. Gjate fjales se tij ne Konferencen Nderkombetare te Klimes, Mun i beri thirrje komunitetit nderkombetar te veproje menjehere per te marre masa parandaluese.

“Po veprojme me nje fuqi qe tashme eshte bere e pakontrollueshme dhe pasojat jane te dukshme. Kete e pashe vete me syte e mi”, theksoi Mun qe para pak ditesh zhvilloi nje vizite ne Arktik.

Top Channel