Kouchner: S’ka terheqje nga Afganistani

02/09/2009 18:35

Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner ka deklaruar se, terheqja e trupave ushtarake nga Afganistani eshte e pamundur pa u vendosur me pare siguria.

Deklaraten e tij shefi i diplomacise franceze e beri ne prag te nje mbledhjeje qe do te mbahet ne Paris nga Grupi Mbeshtetes, qe mbledh 27 te derguarit per Afganistanin dhe Pakistanin.

Lidhur me situaten ne Afganistan ka reaguar edhe i derguari i SHBA, Richard Holbrooke, i cili ka theksuar se Amerika nuk mbeshtet asnje nga kandidatet ne zgjedhjet presidenciale.

Top Channel