Iran, 21 ministrat gati votebesimin

02/09/2009 23:40

Lista emerore me 21 ministra e paraqitur nga presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad do te kaloje diten e enjte votebesimin ne parlament.

Mbledhja e paralajmeruar pritet te kete debate nga nje grup deputetesh konservatore te cilet kane kundershtuar me force emrat e propozuar nga Ahmedinexhad per disa ministri.

Media shteterore iraniane njofton se nuk perjashtohet mundesia qe ndonje kandidat per minister mos te kaloje votebesimin parlamentar ku me te rrezikuara jane kandidatet femra per cdo dikaster.

Sipas kushtetutes se Republikes islamike ministrat aktuale jane ne pushtet deri ne momentin qe cdo emerim i ri merr votebesimin personal nga parlamenti.

Top Channel