Jeta mondane ne Pallatin Elize nuk e ka kushtezuar zonjen e pare te Frances, Carla Bruni te ndjeke pasionet e saj.
Pas publikimit te albumit te dyte vitin e shkuar, Bruni po planifikon te marre pjese ne filmin me te fundit te Woody Allen, nje pjese e te cilit do te xhirohet ne Paris. Lajmin e shkruan gazeta e perditshme spanjolle ‘El Mundo” qe citon burime te shoqerise prodhuese te filmit “Mediapro” ne Barcelone.
Bruni ka pranuar oferten qe i beri Allen gjate muajit qershor edhe pse ajo nuk ka shume eksperienca ne ekran. Filmi i vetem ne te cilin eshte shfaqur Carla, ka qene ai i vitit 1994 “Pret a Porter” me regji te Robert Altman. “Jam i sigurt se do te jete e shkelqyer”, eshte shprehur Allen qe ka dashur me cdo kusht pranine e Bruni-t ne filmin e tij.
Top Channel