Shqiperia, edhe turizem dentar

01/09/2009 15:25

Sherbimi dentar ne Shqiperi duket se qendron ne nivele konkuruese persa i perket te pakten cmimeve krahasuar me vendet fqinje dhe me gjere.

Edhe pse akoma nuk ka arritur te marre rruge ajo qe quhet turizem dentar, pra ardhja e shtetasve te huaj ne Shqiperi enkas per te kryer sherbime dentare, Shoqata e Stomatologeve shqiptare deklaron se thuajse te gjithe te huajt qe punojne dhe jetojne ne Shqiperi preferojne t’i kryejne ketu sherbimet dentare.

“Ne Shqiperi, menyra e pageses eshte e drejtperdrejte, takimi me nje stomatolog behet edhe brenda dites dhe faturat qe duhet te paguajne jane shume te uleta krahasuar me vendet e tjera te rajonit”, u shpreh Razarka Budinka, kryetare e Shoqates se Stomatologeve Dentare.

Kryerja e sherbimeve dentare ne Shqiperi duket se eshte dhe zgjedhja e shume emigranteve qe zgjedhin te jene paciente te klinikave ne vendin tone thuajse teresisht per arsye ekonomike.

Shoqata e Stomatologeve shqiptare deklaron se turizmi dentar ne vendin tone do te marre zhvillim ne momentin qe vete turizmi do te arrije ne nivele te larta zhvillimi dhe modernizimi konkurues dhe terheqes per nje numer te larte turistesh te huaj.

Top Channel