Madonna, i dashuri dhe vajza ne klip

01/09/2009 19:00

Madonna vazhdon te habise ne menyren e transformimit te menjehershem te saj ne boten profesionale.

Pasi i eshte pershtatur per mrekulli shijeve muzikore te shekullit XXI, kengetarja amerikane shkon edhe me tej, duke futur nje ide te re ne klip. Nje pjese e familjes se saj aktuale shfaqet ne videon me te fundit “Celebration”.

I dashuri brazilian Jesus Luz interpreton ne rolin e nje DJ qe joshet nga kengetarja, ndersa vajza 12 vjecare Lourdes Maria kryen nje kercim ne fund te kenges. Nderkohe. nje video e xhiruar vetem me fansa gjate turneut do te transmetohet shume shpejt.

Klipi me Luz eshte xhiruar nga regjisori Akerlund, i cili ka ideuar edhe “Ray of light”, “American Life” e “Jump”. Ne kete video, diva e muzikes pop shfaqet me ne forme se kurre ku 51 vitet qe ka mbi supe nuk bien aspak ne sy.

Top Channel