Cmimet Oscar, ndryshojne rregullat e lojes…

01/09/2009 19:05

Dekade e re, rregulla te reja. Cmimet Oscar te vitit 2010 do caktohen ne baze te disa rregullave te reja qe synojne “shperblimin” e drejte te krijimeve qe e meritojne te qendrojne ne piedestalin e kinematografise boterore.

Keshtu, numri i kandidaturave qe konkurrojne per filmin me te mire do te ndryshoje. Por nje tjeter rregull qe nuk do te jete me i njejti eshte edhe votimi. 5800 anetaret e “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” qe kane te drejte vote mund te zgjedhin mes filmave me te mire por duke votuar me nga nje note per cdo film nga 1-10, duke e vendosur numrin 1 tek filmi me i mire.

Ky sistem votimi eshte perdorur per here te fundit ne vitin 1945. Gjithashtu, ne gare per cmimin e filmit me te mire tashme do te jene 10 filma. Ceremonia e ndarjes se cmimeve Oscar do zhvillohet ne daten 7 mars 2010 ne Los Angeles.

Top Channel