Videoja per Michael Jackson, nje eksperiment

31/08/2009 19:20

Nje video e shfaqur ne internet qe tregonte “Michael Jackson” duke dale nga nje ambulance gjate rruges per ne morg, eshte prodhuar nga nje televizion gjerman si nje eksperiment.

“Pamjet jane bere qe te studiohet se sa e lehte eshte qe te perhapesh zhurma ne internet”, eshte shprehur prodhuesi i saj, Heike Schultz, ne nje interviste per CNN-in.

“Ne kemi shperndare nje njoftim per shtyp perpara se te benim videon per te paralajmeruar te gjithe se pamjet jane te rreme, por sapo eshte publikuar videoja, u shpernda shume shpejt”, tha ai.

Me shume se 880 mije persona kane klikuar ne versionin me popullor te videos ne “YouTube”, e vendosur nga nje perdorues me emrin “michaeljacksonhoax” dhe me titullin “Michael Jackson alive?! Seen coming out of coroner’s van!”.

Top Channel