Trupat ushtarake ne Afganistan

29/08/2009 12:45

Kerkesa eshte bere nga komandanti amerikan ne NATO, Stanley McChrystal, i cili kerkon ardhjen e 20 mije trupave shtese nga vendet e NATO-s. Lajmin e ben te ditur gazeta britanike “The Indipendent” qe shton se Britania ka te gatshem nje kontigjent te ri. Londra mund te dergoje 1500 trupa shtese per sigurine e Afganistanit pas zgjedhjeve.

Sipas McChrystal, vendi duhet te shtoje edhe numrin e agjenteve te sigurise brenda vitit 2012. Numri i tyre duhet te shkoje nga 82 mije ne 160 mije, ndersa forcat e armatosura duhet te arrijne ne 250 mije.

Afganistan, SHBA kerkon 20 mije trupa shtese nga NATO

Top Channel