SHBA, gjendet pas 18 vjetesh e rrembyera

28/08/2009 17:35

Diten e merkure nje vajze eshte paraqitur ne policine e Antiokut, vetem pak kilometra larg San Franciskos ne Shtete e Bashkuara te Amerikes duke pretenduar se ishte Xhejsi Li Dugard, e cila kishte humbur gjurmet me familjen e saj qe ne vitin 1991.

Ne qershor te vitit 1991 Xhejsi, ne ate kohe vetem 11 vjec, u rrembye nga dy persona te panjohur pak metra larg shtepise se saj ne Tahoe te Kalifornise.

Nderkaq hetuesit federale jane te rezervuar ne lidhje me identitetin real te vajzes pasi per te verifikuar nese ajo eshte Xhejsi Dugard, ashtu sic pretendon, e zhdukur 18 vjet me pare duhet pritur testi i ADN-se, por personeli i departamentit te sherifave te Antiokut eshte 99 perqind qe behet fjale pikerisht per te.

Nderkohe, pas publikimi te lajmit gjyshi i saj, i cili pas 18 vjetesh perpjekje per te gjetur ate kishte humbur shpresat, eshte shprehur mjaft i emocionuar duke thene se per te ishte njelloj si te fitonte nje llotari. Gjyshi i saj per nje kohe te gjate pas zhdukjes se vajzes eshte vene nen vezhgim nga FBI-ja pasi dyshohej se kishte lidhje me zhdukjen e vajzes.

Ndersa rrembyesit e vajzes, Fil dhe Nensi Garrido, perkatesisht 58 dhe 55 vjec, njihen nga komshinjte si njerez normale. Por njeri nga fqinjet u shpreh se nuk ka pare kurre ndonje vajze ne shtepine e tyre pervec nenes se Fil e cila nuk mund te levizte nga shtrati pasi ishte e paralizuar.

Xhejsi eshte mbajtur ne nje “streheze” sekrete brenda shtepise se ciftit te moshuar per 18 vjet, ka patur edhe dy femije me pengmarresin e saj, dy vajza njera 11 vjec dhe tjetra 15 vjec te cilat nuk kane qene asnjehere per ndonje vizite mjeksore te doktoret apo ne shkolle.

Agjentet federale njoftojne se Fil ishte nje njeri me precedente te meparshem per krime seksuale, biles ne nje rast, ne te shkuaren kishte lindur dyshimi per nje pengmarrje te mundshme nga ai pas lajmerimit te policise nga banoret e zones te cilet kishin degjuar zera femijesh. Policia kishte vajtur per te verifikuar lajmin por nuk ka rene ne gjurme te ndonje shenje te “pazakonte” ne shtepine e tyre.

Fil Garrido pervec perversitetit te tij seksual, ishte i vetedijshem edhe per veprimet e tij e anormale. Ai perdikonte besimin ne Zot dhe deklaronte se ishte ne gjendje te kontrollonte zerin me ane te mendjes.

Por si per te mos majftuar keto ne deklaraten e tij te pare pas zbulimit te ngjarjes se rende nga policia si dhe venies nen pranga, ai u shpreh se marredheniet e tij me viktimat ishin te “mrekullueshme” dhe te ngrohta.

Top Channel