Iran, ulet ritmi i pasurimit te uraniumit

28/08/2009 19:00

Agjensia Nderkombetare e Energjise Atomike (AIEA) njofton se Iran ka ulur ndjeshem punimet per pasurimin e uraniumit ne impiantet e tij.

Ashtu sic kishin kerkuar prej kohesh si nga agjensia ashtu edhe nga komuniteti nderkombetar, inspektoret e AIEA kane kryer nje vizite ne impiantin e Arakut dhe pas vezhgimeve te tyre kane dale ne raportin se Teherani ka ulur ndjeshem ritmin e pasurimit te uraniumit.

Megjithate, agjensia ka kerkuar nga Irani hollesi dhe garanci per perdorime paqesore te uraniumit per te eleminuar nje perdorim te mundshem per qellime ushtarake te uraniumit.

Programi berthamor iranian eshte bere objekt krize diplomatike mes shteteve te Europes perendimore dhe SHBA-se me Iranin, te cilat kerkojne nje garanci per perdorime paqesore ose nderprerjen e ketij programi.

Top Channel