Irak, falso piktura e Picasso e vjedhur ne Kuvajt

28/08/2009 14:25

Eshte falso piktura e Picasso e vjedhur ne Kuvait dhe e gjetur ditet e fundit ne Irak.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane selise se muzeut Louvre ne Paris dhe nga Muzeu Kombetar ne Kuvait.

Pak dite me pare forcat irakene te sigurise njoftuan se kishin gjetur ne shtepine e nje kontrabandisti ne Hila, 100 kilometra ne jug-perendim te Bagdadit, “gruan lakuriq”, nje telajo prone e muzeut kuvaitjan dhe e vjedhur ne kete vend gjate pushtimit te vitit 1990.

Sipas burimeve, vepra ne fjale kap vleren e 10 milione dollareve. Burimet kane shtuar gjithashtu se ne Kuvait nuk ka pasur pikture te Picasso para pushtimit te vitit 90 dhe mohuan shitjen qe mund te kete bere muzeu parizien.

Top Channel