A/H1N1, mbi 2 mije viktima

28/08/2009 20:20

Numri i viktimave te shkaktuara nga virusi i gripit te derrave ne rang boteror ka kaluar shifren prej 2 mije personash.

Te dhenat jane publikuar sot nga Organizata Boterore e Shendetesise ku thuhet se 2185 eshte numri i viktimave te regjistruara ne te gjithe boten si pasoje e A/H1N1 dhe 209 mije jane rastet me komplikacione te renda shendetesore per pacientet.

Numri me i madh i personave qe kane humbur jeten si pasoje e ketij virusi eshte regjistruar ne Ameriken Veriore dhe ate Jugore, 1876 raste, ne Azine Lindore 139, 85 ne Europe, 64 ne vendet e Paqesorit, 11 ne Afrike dhe 10 ne Lindjen e Mesme.

Top Channel