SHBA: Jemeni, baza e re e Al Kaedes

27/08/2009 21:50

Autoritetet amerikane po i bejne presion Jemenit qe te marre parasysh paralajmerimet per rritjen e kercenimit te Al Kaedes ne vend, e cila po behet gjithnje e me agresive.

Uashingtoni i ka kerkuar autoriteteve jemenase qe te jene me e gatshme ne shkembimin e informacioneve dhe te pranojne se vendi i tyre po behet baza e re e terrorizmit.

Duke qene se sulmet terroriste kane arritur pikun ne Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara kane mbeshtetur stervitjen e forcave te anti-terrorit ne kete rajon, si dhe perpjekjet per te ruajtur kufijte e Jemenit dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe trafikun e armeve.

Al Kaeda ka rritur forcen e saj ne organizimin dhe stervitjen e rekruteve te rinj ne ato zona te Jemenit ku autoriteti shteteror mungon.

Kjo gje ka bere qe Shtetet e Bashkuara te marrin ne konsiderate rritjen e ndihmave financiare dhe ushtarake ndaj Jemenit.

Top Channel