Mickey Rourke rikthehet ne identitet

26/08/2009 12:40

Mickey Rourke duket se ka rilindur. Aktori amerikan kaloi pushimet e veres ne Kroaci me te fejuaren e tij ku eshte shfaqur ne forme perfekte.

Ai ka lene pas veset e viteve te fundit qe e kishin katandisur ne nje njeri te shkaterruar edhe fizikisht. Ne plazhin e vendit ballkanik ai tregon qarte se ka rifituar besimin ne vetvete dhe formen trupore. Ky rikthim i dedikohet suksesit ne filmat “The Wrestler” e “Sin City”.

Fotot e ciftit jane shkrepur ne qytetin e Dubrovnikut ku Mickey nuk ndahet per asnje moment nga e dashura e tij e re. Ai ka qene i ftuar nderi edhe ne “Film Festival” qe u zhvillua ne Sarajeve ku edhe prezantoi filmin “The Wrestler”.

Top Channel