Lohan rikthim me nje “Reality Show”

26/08/2009 16:30

Pas kritikave te ashpra ne lidhje me abuzimet me alkolin, medikamenteve farmaceutike dhe jeten e trazuar personale, Lindsay Lohan duket se do t’u rikthehet xhirimeve per te rifituar famen e humbur.

Kete here nuk behet fjale per xhirimet e ndonje filmi, por te nje “Reality Show”. Ish ylli hollivudian, e cila sapo ka mbushur 23 vjec ka nisur nje bashkepunim me menaxherin e Britney Spears, Larry Rudolph.

“Rudolph po ndihmon Lindsay Lohan ne nje filmim i cili ndjek jeten e saj hap pas hapi per t’u riafirmuar serish si nje aktore e suksesshme ne hollivud”, njoftoi ne televizionin amerikan Fox News nje burim anonim.

Duket se LiLo ka probleme serioze financiare dhe mosgjetja e nje roli te rendesishem ne asnje film po ia perkeqeson situaten. Nderkohe flitet se Lohan eshte pare ne rruget e New York e tronditur dhe ne depression.

Por pervec ketyre, aktores duket se i kane vjedhur edhe shtepine ne Los Angeles, ku nder te tjera thuhet se hajdutet kane marre disa video dhe foto te saj te cilat nese do te publikohen pritet te sjellin nje tjeter skandal.

Top Channel