Chris Brown, “masakrohet” nga gjykata

26/08/2009 10:40

Dhuna fizike e ushtruar ndaj ish te dashures Rihanna i ka kushtuar shtrenjte reperit amerikan, Chris Brown.

Ai eshte denuar me 5 vjet liri me kusht dhe 6 muaj pune sociale ne shtetin e Virginia-s. Vendimi eshte marre nga nje gjykate ne Los Angeles qe vendosi gjithashtu edhe nje vit riedukim shtepiak per Brown. Por lista e gjate e denimeve nuk perfundon me kaq, pasi Brown eshte i detyruar te qendroje larg Rihanna-s.

Keto vendime shkaterrojne perfundimisht karrieren e Brown, e cila mori tatepjeten qe prej muajit shkurt kur ai dhunoi te dashuren e tij. Ne Virginia, Brown duhet te pastroje rruget, makinat dhe te pastyroje plehrat. Gjithashtu ai duhet te paguaje edhe 2500 dollare gjobe.

 

Top Channel