Argjentine, starton konkursi boteror i tangos

25/08/2009 10:15

Ne Argjentine nisi konkursi nderkombetar i tangos me pjesemarres nga te kater anet e globit, perfshire ketu edhe nga Greqia, Rusia dhe Japonia. Ata pretendojne se jane me te miret nga vendet e tyre dhe jane gjithsej 427 cifte qe konkurojne ne dy kategori.

Konkursi zgjat dhjete dite. Per t’i ndjekur ata ka me mijera te ardhur ne Buenos Aires, shume prej te cileve mendojne se konkurset e tangos duhen organizuar me shpesh.

Konkursi eshte nje prej ngjarjeve artistike qe shenojne festen e tangos e cila nisi javen e kaluar ne vendin amerikano-latin, atdheun e vallzimit, dashurise dhe pasionit.

Top Channel