SHBA, show man-i kerkohet per vrasje

20/08/2009 12:25

Ryan Alexander Jenkins ka pare t’i permbyset e gjithe jeta brenda pak oresh.

32 vjecari i njohur ne SHBA per karrieren e tij te suksesshme ne ekran, akuzohet nga policia per vrasjen e bashkeshortes Jasmine Fiore, ish modele e revistes “Playboy”. Kufoma e saj eshte gjetur ne Los Angeles nga nje lypes, e mbyllur ne nje valixhe dhe e hedhur ne nje kosh plehrash.

Policia thote se 32 vjecari eshte i dyshuari kryesor per kete krim dhe aktualisht ai eshte ne kerkim. Jenkins me shtetesi kanadeze eshte president i nje agjencie imobiliare ne Calgary dhe prej disa kohesh ai eshte protagonist ne show-n e VH1 “Megan kerkon nje milioner”. “Nuk e dime ku ndodhet por dyshojme se po udheton me makine drejt Kanadase”, thote nje zedhenes i policise.

Nderkohe, televizioni VH1 ka nderprere programin. Jenkis telefonoi ne polici per te denoncuar zhdukjen pasi trupi ishte gjetur. Sipas mediave lokale, martesa e tyre ishte celebruar ne Las Vegas, ndersa e ema e 28 vjecares thote se ata ishin vetem te fejuar.

Top Channel