Durres, prezantohet Festivali Nderkombetar i Filmit

15/08/2009 17:40

U prezantua ne Durres projekti per organizimin ne javen e fundit te ketij muaji, i Festivalit Veror Nderkombetar te Filmit, Durres 2009.

Edicioni i dyte i ketij festivali do te celet me shfaqjen ne Amfiteater te filmit fitues te cmimit Oscar 2009, “Slumdog millionare” me regji te Dany Boyle dhe prezantimin nga aktorja rumune Maia Morgensteirn. Gjate prezantimit te evenimentit te pritshem, kryebashkiaku Vangjush Dako, theksoi se ne kete sezon te ngjeshur turistik, festivali vjen si nje aktivitet me rendesi te jashtezakonshme.

Edicioni i dyte i Festivalit do te mbahet ne datat 22-30 gusht dhe synon te kthehet ne tradite te njohjes se kinemase permes krijimtarise kinematografike te tre viteve te fundit. Ne kete edicion do te konkurrojne 18 filma, mes te cileve edhe premiera rajonale dhe kombetare. Filmat do te konkurrojne ne dy seksione, ate ballkanik dhe bashkekohor, ndersa nje seksion i vecante do te jete kinemaja retrospektike, ne kete edicion, kushtuar regjisorit shqiptar.

Me kete aktivitet, Durresi kthehet ne nje piketakim kulturash evropiane dhe ballkanike, nje nderthurje mentalitetesh dhe vizionesh artistike, nje arene gladiatoresh, ku aventura me emrin kinema kthehet ne kryefjale te jetes kulturore te qytetit.

Top Channel