Gianluca Grignani-t i bie te fiket ne skene

14/08/2009 16:35

Fansat e kengetarit italian Gianluca Grignani kane mbajtur frymen per nje moment kur ai eshte rrezuar ne skene gjate nje koncerti ne Viggianello te Potenza-s.

Grignani ka kaluar nje gjendje te fiketi pas rreth nje ore koncert qe u zhvillua ne fushen e sportit “Aldo Moro” ku ndodheshin rreth 2 mije spektatore. Pas rrezimit ne skene, Grignani-t i eshte dhene ndihma e pare nga Kryqi i Kuq qe ndodhej ne fushen sportive.

Me pas ai eshte shoqeruar nga karabinieret ne hotel ku gjendja e tij shendetesore eshte stabilizuar.  

Top Channel