Clooney-Canalis, supercifti i veres

28/07/2009 12:15

Vera eshte nje stine dashurish dhe thashethemesh, sidomos kur behet fjale per personazhet VIP.

Love Story e momentit eshte ajo mes George Clooney dhe showgirl italian Elisabetta Canalis, bere publike nga mediat e vendit fqinj.

Aktori dhe ish-velina jane takuar me 22 korrik ne Rome nje restorant ne qender, fale edhe disa miqve te perbashket.

Pas darkes, ata te dy ia kane mbathur se bashku dhe prej asaj dite nuk jane ndare me.

Jane strehuar per nje fundjave te tere ne vilen e tij, ne Itali.

Se shpejti duhet te kthehen ne Rome, duke qene se Clooney do te xhiroje nje film ne zonat e goditura nga termeti.

Sipas disa miqve te afert, Canalis duket e gatshme te mbeshtese aktorin edhe ne nje mision humanitar ne Darfour.

Top Channel