J.Lo, feste surprize per 40-vjetorin

27/07/2009 10:10

Feste surprize per 40-vjetorin e Jennifer Lopez. Aktorja pasi kaloi gjithe diten duke xhiruar filmin e saj te fundit “The Back-Up Plan”, eshte marre nga i shoqi Marc Anthony, i cili e ka cuar ne nje feste te mrekullueshme ne hotel Griffou ne Greenwich Village, ne New York.

Edhe pse nuk e dinte per festen, Lopez i kishte marre masat: E nxire dhe ne superforme, e veshur me nje fustan ngjyre argjenti, floke te mbledhur dhe vethe prej diamanti, me ne krah bashkeshortin Anthony, i cili nuk u largua qofte edhe nje minute prej saj.

Ne vigjilje te ditelindjes, J.Lo nuk dukej fort e kenaqur, pasi po linte pas njehere e mire te 30-at.

Top Channel