Kine, rreshqet toka, 53 persona te zhdukur

23/07/2009 17:15

Te pakten 53 persona rezultojne te zhdukur pasi nje rreshqitje toke i perfshiu teksa po punonin per shtrimin e nje rruge ne jug-perendim te Kines.

Lajmin e bejne te ditur agjencite kineze te shtypit, sipas te cilave skuadrat e shpetimit arriten te shpetonin 97 persona te tjere.

Rreshqitja e tokes, e ndodhur per shkak te reshjeve te dendura ka bllokuar nje pjese te gjate te rruges ne afersi te provinces se Sicuanit.

Shirat e renda dhe permbytjet kane prekur zona te ndryshme te Kines gjate fundjaves.

Top Channel