Anbeta Toromani, nje balerine e apasionuar

23/07/2009 10:05

Anbeta Toromani me 25 korrik do te performoje me kolegun e saj Jose, per te shperndare ne vende te ndryshme te Italise, emocionet e kercimit te nje publik paksa me i ndryshem se ai i zakonti qe ndjek spektaklet televizive.

Ne nje interviste per Tgcom, e talentuara Anbete, rrefen edhe detaje per jeten e saj personale…

Si lindi ideja per te zhvilluar turin “Anbeta e Josè in compagnia”?

Nga mesuesja e kercimit klasik te “Amici”, Alessandra Celentano. Donim qe te zhvendosnim magjine e kercimit qe ju keni pare ne televizion, ne nje atmosfere teatrale.

Cilat jane ndryshimet, mes televizionit dhe teatrit dhe emocionet qe shkaktojne?

Jane dy eksperienca magjike te ndryshme. Publiku teatral eshte me i predispozuar drejt kercimit, ndersa publiku televiziv nuk eshte domosdoshmerisht aty per te ndjekur ty.

Te mungon teatri?

Do te genjeja sikur te thoja jo

Ndihesh keq kur kujton “jo-ne” e Scala-s?

Aty per aty mbeta shume keq, nuk e mohoj. Po gjate ketyre viteve them se kam marre kenaqesite e mia dhe ia kam dale. Motivet zyrtare te refuzimit, nuk i kam marre vesh kurre, po kam degjuar aq shume variante. Jam e bindur se refuzimi nuk ka ardhur nga institucioni, por nga disa persona qe punojne atje.

Ka ende ndonje enderr qe do te doje ta realizoje?

Une jam me kembe ne toke, endrrat qendrojne ne sirtar, ndersa objektivat qe i kam vene vetes, kur i arrij me japin shume stimul.  

Je ende e fejuar?

Po, me Onin, ish-postierin e “C’è posta per te”. Jemi bashke prej 6 vitesh dhe bashkejetojme. Megjithate  profesionet shpeshhere na detyrojne qe te qendrojme larg.

Sekreti per nje raport kaq te gjate?

Nuk ka sekrete, por vetem nje respekt per hapesirat e gjithesecilit, per punen dhe per menyren se si kerkon te jete. Nuk ka nevoje te ndryshosh njeriun qe dashuron. Kjo vlen edhe per raportet e miqesise.

Je xheloze?

Jo, kur me vjen ndonje ide e shemtuar, e perze direkt

Do te jesh te “Amici” vitin e ardhshem?

Nuk dihet ende.

Top Channel