Thurman, murgeshe ne “Girl soldier”

22/07/2009 13:45

Uma Thurman do luaje ne rolin e nje murgeshe ne filmin “Girl Soldier”, i bazuar ne romanin e Kathy Cook.

Subjekti i filmit ben fjale per nje episod dhune te ndodhur ne Uganda ne vitin 1996 ku nje grup njerezisht te armatosur rrembejne 100 vajza ne nje shkolle dhe i detyrojne te luftojne bashke me ta. Thurman do te jete murgesha Caroline, mesuese ne kete shkolle.

Ajo ben gjithcka per te shpetuar vajzat e saj dhe femijet e tjere. Regjia do te drejtohet nga Will Raee, ndersa xhirimet do te nisin gjate vitit te ardhshem.

Top Channel